‘Të ngjyrosim botën portokalli’, Meta merr vendimin e prerë për dhunuesit e...

‘Të ngjyrosim botën portokalli’, Meta merr vendimin e prerë për dhunuesit e grave

75
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka marrë një vendim të rëndësishëm përsa i përket atyre të burgosurëve që kanë dhunuar gratë.

Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimin të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, presidenti i Republikës së Shqipërisë, jep një mesazh jo vetëm për ta, po dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

Në një status në Facebook,Meta shkruan se dhuna fizike apo edhe ajo verbale ndaj vajzave është dobësi, dhe një plagë që pengon zhvillim e vendit.

Presidenti shkruan gjithashtu se në këtë ditë, ai do t’i bashkohet fushatës botërore “Të ngjyrosim botën portokalli” dhe se nuk do të amnistojë asnjë të dënuar për veprën penale të dhunës në familje.

Mesazhi i Metës:

Dhuna fizike e verbale ndaj grave dhe vajzave është dobësi! Nuk është burrëri! Është një plagë e shenjë turpi për shoqërinë, një pengesë e madhe për zhvillimin gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave i bashkohem fushatës botërore “Ta ngjyrosim botën portokalli” duke i dhënë sot në mbrëmje këtë ngjyrë Institucionit të Presidencës.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur për të mos amnistuar asnjë të dënuar për vepra penale të dhunës në familje”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY