Atentati në Lushnjë, Saimir Taullau “zhduket” nga spitali

Atentati në Lushnjë, Saimir Taullau “zhduket” nga spitali

358
0
Shares

Saimir Taullahu, i cili mbeti i plagosur nga atentati  i djeshëm me armë zjarri në Lushnjë, është larguar nga spitali. Edhe pse ishte i shoqëruar me forca policie, ai rezulton i zhdukur nuk dihet vendndodhja e tij.

Ora News shkruan se ai kishte marrë mjekim në spitalin e qytetit për një plagë në kokë dhe një plagë në shpatull mbrëmjen e shkuar dhe po mbrëmë është larguar nga spitali.

Policia ka shoqëruar disa persona për atentatin, por ende nuk ka persona të arrestuar. Për rastin janë marrë në pyetje dëshmitarët në lokalin ku i bënë atentat 47 vjecarit.

Ngjarja e djeshme

Taullahu konsiderohet armik i të ashtuquajturës Bandës së Lushnje të drejtuar nga Aldo Bare.

Ngjarja  dyshohet se ka lidhje me një hakmarrje të mundshme, pasi Saimiri është vëllai i Baki Taullaut i cili mbeti i vrarë në vitin 2005-së nga anëtarët e bandës së Aldo Bares.

Dyshohet se motivi i atentatit ndaj tij është hakmarrje, nisur nga konflikti i hershëm i familjes së tij me “Bandën e Lushnjës”.

Në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47 vjeç, banues në Lushnje,” njoftonte policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY