EMRI/Kapet 42-vjeçari në Tiranë, i dënuar për prostitucion dhe pjesëmarrje në grupe...

EMRI/Kapet 42-vjeçari në Tiranë, i dënuar për prostitucion dhe pjesëmarrje në grupe kriminale

77
0
Shares

Policia e Tiranës ka kapur dhe arrestuar përkohësisht një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar:

– Besnik Bungaja (alias Besnik Leka, alias Astrit Leka), 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga nenet 81, 110, 3, nr.4, 5, 6, 7, y, 8 neni 75/58, neni 600 të Kodit Penal Italian”,thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY