Detaji, ja përse protestuesit në Francë veshin jelekë të verdhë

Detaji, ja përse protestuesit në Francë veshin jelekë të verdhë

112
0
Shares

A e dini pse protestuesit në Francë veshin jelekë të verdhë?

Në Paris janë mbledhur 280 mijë vetë që protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës. Veshjet e tyre shoqërohen gjithmonë me jelekë të verdhë dhe ka një arsye për këtë.

Në Francë, shoferët janë të detyruar ti veshin ato jelekë që konsiderohen si pajisje sigurie. Së bashku me trekëndëshin e kuq që vendoset pas makinës,  ata duhet të mbajnë veshur jelekët e verdhë edhe kur dalin nga makina.

Në rast se pësojnë problem me automjetin ose aksident dhe nuk kanë të veshur jelekun, ata rrezikohen të gjobiten me 135 euro, bazuar në ligjin e futur në fuqi në vitin 2008.

Përvec makinës, jelekët e verdhë tashmë janë shndërruar në një uniformë për protestën kundër kostos së lartë të naftës.

Ndërkohë, sot protestuesit kanë arritur që të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Pallatin Elysee. Ata u përballën me kordonin e policisë, që u përpoq ti ndalonte të hynin në ndërtesën më të rëndësishme në Francë.

Kjo është fundjava e dytë që francezët protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Rreth 280.000 vetë morën pjesë në protestat që nisën të shtunën e kaluar (17 nëntor) në më shumë se 2.000 vende të Francës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY