“Unaza e Re”/ Vasili – Ramës: Korrupsioni sa një mal

“Unaza e Re”/ Vasili – Ramës: Korrupsioni sa një mal

61
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili shigjetoi kreu e qeverisë pas deklaratës së tij nga Libofsha e Fierit , i cili tha se nuk kishte premtuar se shtëpitë e banorëve të Astirit nuk do të prisheshin.

Përmes një deklarate për shtyp, Vasili theksoi  se gjuha e rrugaçërisë dhe sulmet ndaj banorëve kanë një përgjegjës të vetëm dha ai sipas tij është kryeministri Rama.

“T’ua përkthejmë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë fjalën e kreut të lukunisë së hajdutëve. Rama premtoi se shtëpitë tek Unaza e Re nuk do të prishen. Mashtreuesi thotë sot se nuk iu ka thënë se do prishen, sepse banesat janë ndërtuar me gjak.Persë kjo dhunë kaq e madhe, pse ky eksitim, pse kjo gjuhë rrugaç erore. Asfalti i Edi Ramës është më e shtrenjtë se floriri. Cila është bushtra që pjellë këtë”, tha Vasili.

Vasili projektin e “Unazës së Re” e sheh si një vepër, e cila është e mbushur me një mal korrupsioni dhe e gjitha kjo siç shton ai ka një qëllim që ka të bëjë me “vjedhjen e parave të shqiptarëve përmes kompanive që futen në një garë me zero lekë”.

“Korrupsionin e kemi sa një mal, s’ka asnjë garë. Bëhet fjalë për një vjedhje më të pacipë, sepse pol konkurrojë një firmë ame zero lekë.Këto janë fakte kaq të qarta dhe të trasha, që provojnë vetëm një gjë. Babëzia është ajo shuma 40 milionë euro për ta vjedhur tek Unaza e Re. Lukunia e hajdutëve po e rrëmben. E keqja dhe lukunia po hungërin në derën e gjithsecilit”, shtoi  Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY