Si u përgjak protesta e banorëve të Tiranës para Parlamentit

Si u përgjak protesta e banorëve të Tiranës para Parlamentit

71
0
Shares

Dhjetra vetë u plagosën mes të cilëve protestues dhe policë dje gjatë protestës së madhe kundër qeverisë e cila po nis zbatimin enjë projekti korruptiv për të rindëruar një segment të unazës së madhe të Tiranës. Qytetarët protestuan përballë parlamentit ndërsa u përleshën  me policinë dhe me forcat speciale ndërsa tentuan të hynin në Parlament ku vazhdonte punimet seanca plenare.

Protesta u mbështet nga partia më e madhe e opozitës, Parti Demokratike dhe aletatë e saj si LSI, PAA, PDIU, PBKDSH etj.

Kryetari i kësaj të fundit u pa në rradhët e para të protestuesve mbështetur nga anëtarë të partisë së tij ndërkohë që është goditur nga policia. Ali Nezaj ishte në grupin e personave që  përpiqej të cante mes kordonit të policisë kur një shkop gome e goditi në qafë duke e lënduar rëndë dhe përgjakur.

Fill pas protestës policia e renditi kryetarin e PBKDSH (Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqipëtare) ndër të arrestuarit në lidhje me protestën.

Policia përdori dhunën për më shumë se një orë. Të plagosurit u dërguan më urgjencë në spitalin e traumës për ndihmën e parë ndërsa më pas nisën arrestimet.

Organizatorët e protestës dënoncuan arrestimin e një fëmije 13 vjecar i cili nuk u raportua nga policia ndërsa policia ndërsa kjo e fundit tha se disa policë ishin plagosur mes tyre edhe një femër që këputi gishtat e dorës.

Përgjatë protestës pati edhe krisma dhe prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me dhunën që u përdor nga të dy palët sipas saj.

Ende policia nuk ka bërë me dije se sa është në total numri i banorëve të plagosur nga protesta, ndërkohë që deri tani dihen se janë  12 punonjës policie, mes tyre dy në gjendje më të rëndë.

Në njoftimin e saj, thuhet se jane vetëm 3 protestues të lënduar lehtë, ndërkohë që mediat raportuan se ishin 13.

Sipas policisë arrestimet u bënë për për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjehërë pas mbylljes së protestës së pasdites në zonën e Unazës së Re ku kishte me dhjetra përsona që protestuan kundër prishjes së banesave dhe godinave të biznesit të tyre, policia e shtetit ka nisur një fushatë tërrori dhe arrestimesh në masë të banorve.

Bëhet e ditur se deri në mengjesin e sotshën numri i të arrestuarve nga radhët e banorëve të Astirit pas protestës së djeshme përpara ambienteve të Kuvendit ka qenë shumë i madh.

Bëhet fjalë se janë arrestuar reth 50 persona, ndërsa policia ka qenë deri në orët e vona të mesnatës në zonën e Unazës së Re.

Asnjë burim policor nuk konfirmon arrestimet të cilat kanë nisur që pas protestës të parlamentit e më pas tek spitali i traumës e deri pas protestës së darkës në Astir. Nga Policia është njoftuar vetem arrestimi i 11 personave, mes tyre dhe një minoren dhe një grua, arrestime keto të shikuar live dhe duke përdorur dhunën policore.

Ndërkohë që protesta e pasdites së djeshme u shoqërua po ashtu me konfrontime mes banorëve dhe policisë, ndërsa nuk u kursyen as deputetët e PD-së dhe drejtuesite  partive aleate si kryetrai i PBKDSH, Ali Nezaj, të cilët ishin në mbështetje të protestuesve. A.Bega

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY