Do qëllonte vëllanë me armë gjahu, arrestohet 58 vjeçari në Skrapar

Do qëllonte vëllanë me armë gjahu, arrestohet 58 vjeçari në Skrapar

140
0
Shares

 

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikt brenda familjes.  Sipas policisë, është ndaluar një person i cili  kanosi me armë gjahu vëllain e tij

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Beqar Musej, 58 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan.

Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta ka marrë armën e gjahut dhe ka hyrë me forcë në banesën e vëllait të tij, shtetasit N.M, 63 vjeç, banues në fshatin Çorogjaf, Poliçan.

Policia e Skraparit sapo mori njoftim menjëherë organizoi punën dhe falë reagimit të shpejtë arritën të parandalonin përshkallëzimin e konfliktit.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale, “Dhuna në familje” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY