Banorët e Astirit bllokojnë rrugën me opozitën, Basha: Rama s’njeh vija të...

Banorët e Astirit bllokojnë rrugën me opozitën, Basha: Rama s’njeh vija të kuqe, vetëm të bardha

85
0
Shares

Me thirrjet “poshtë qeveria, poshtë qeveria” “nuk na ndalni dot”, banorët e Astirit bllokuan sërish rrugën pasditen e sotme në Unazën e Re.

Forca të shumta të shumta të policisë vendore dhe FNSH-së ndodhen në zonë.

Në mbështetje të tyre ka shkuar dhe vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me deputetë të tjerë të opozitës.

Basha akuzoi Ramën se po përdor policinë dhe propagandën për të mbulur vjedhjen 40 milion euro me projektin e Unazës së Madhe.

Basha: Njeriu që frymëzoi dhunën me gjuhën e tij të konfliktit, me sharjet raciste ndaj qytetarëve është kryeministri i vendit. Edi Rama mban përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj banorëve që po protestonin para Kuvendit. Ai mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë dhunën që ka shkaktuar disa viktima mes banorëve, gra me brinjë të thyera, zonja me shtyllën kurrizore të shembur, ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë. 

Ky njeri i papërgjegjshëm për vjedhjen 40 milion euro po përdor sot për të mbuluar vjedhjen 40 milion euro dy faktorë, policinë që paguhet nga taksat e shqiptarëve për të zbatuar ligjin dhe ligji është me këta qytetarë. Së dyti po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe popullin përballë. Këtu si qytetarët dhe policia janë në anën e ligjit dhe i vetmi në anën tjetër të antiligjit dhe shkeljes së ligjit ësghtë Edi Rama që po grabit 40 milion euro të shqiptarëve për këtë projekt korruptiv.

Vija e kuqe e Ramës

Basha: Nuk njeh vija të kuqe ai, vetëm vija të bardha, nga ato që merr me hundë. Vija e kuqe është shkelur kur u ka vënë kryqe boje shtëpive të këtyre njerëzve në kundërshtim me ligjin për të përligjur vjedhjen 40 milion euro. Kjo është e vërteta, të tjerat propagandë. 

Do të paguajë shtrenjtë  edhe për dhunimin e qytetarëve dhe për atë që u ka ndodhur policëve, vajzës  së policisë, të cilëve u uroj shërim të shpejtë. Të jenë në anë të ligjit, i çoi aty të patrajnuar, kapi kapsollën me dorë. I çoi të patrajnuar për të mbrojtur vjedhjen. Këtu ka vetëm një njeri që është përfshirë në krim, ai është Edi Rama.

Protesta e dhunshme

Basha: Dhunën e filloi Edi Rama në Kuvend. Ai është një kryehajdut dhe kryemashtrues që përdor sharjet më raciste ndaj popullit të tij dhe këtë do ta paguajë rëndë.Policia duhet të jetë në anën e ligjit dhe jo të mbrojë këtë vjedhje të shëmtuar për të mbushur xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY