VIDEO/Pamjet e para të nxënësve që u aksidentuan, dëshmitari: U hodhën nga...

VIDEO/Pamjet e para të nxënësve që u aksidentuan, dëshmitari: U hodhën nga dritaret për të shpëtuar

292
0
Shares

Nxënësit nga Roskoveci i kanë shpëtuar mrekullisht vdekjes pas aksidentit në Qafë Thanë teksa ishin nisur për një eskursion.

Në pamjet e mëposhtme, gjimnazistët ndodhen në spitalin e Prrenjasit për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Një prej dëshmitarëve që pa aksidentin, rrëfeu se ishte një moment i tmerrshëm.

‘Janë hedhur nxënësit nga dritaret për të dalë se autobusi kishte ngelur gjysmë në rrugë e gjysmë në greminë”, mësohet të jetë shprehur ai.

Nga informacionet e para, mësohet se kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre, në total 17 të plagosur.

Ndërkohë një prej personave që ndodhej në autobus ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prenjasit por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY