Itali, pranga 18 vjeçarit shqiptar, kapet me mbi 2 kg drogë në...

Itali, pranga 18 vjeçarit shqiptar, kapet me mbi 2 kg drogë në shtëpi

103
0
Shares

Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga karabinierët në Compagnia della Spezia, pasi u kap me lëndë narkotike.

I riu me iniciale O.D, u arrestua duke shitur drogë në zonën më të populluar të qytetarët.

Duke mbledhur raportet e banorëve, të shqetësuar për lëvizjet e dyshimta të tij, policia e vuri nën vëzhgim. Ai u arrestua në flagrancë me 30 gram hashash të ndarë në katër porcione.

Kërkimi pasues në shtëpi, ka bërë të mundur zbulimin e një sasie më të lartë. Karabinierët gjetën dy pako kanabis me nga 1 kg secila dhe pjesë të tjera më të vogla.

Në banesë u gjetën edhe peshore elektronike dhe 1 200 euro para të gatshme të përfituara nga aktiviteti i dyqanit të drogës.

Djali u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak deri në dënimin përfundimtar të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY