Vrasja e administratorit në Kotë, flet autori: Isha i dehur, s’mbaj mend…

Vrasja e administratorit në Kotë, flet autori: Isha i dehur, s’mbaj mend…

124
0
Shares

Autori i vrasjes së kryetarit Administrativ në Selenicë të Vlorës i ka thënë policisë se nuk mbante mend asgjë dhe se kishte qenë i dehur. Një dëshmitare i ka treguar hetuesve se midis tij dhe viktimës ka patur një debat të ashpër për çështje politike.

“Nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur dhe çfarë kam bërë, isha i dehur”. Kështu ka dëshmuar në polici momentet e para autori i vrasjes së administratorit të Selenicës. Viktima Fatmir Hado dhe autori Admir Deliaj kanë qenë duke pirë sëbashku në një lokal në fshatin Kote të Vlorës kur mes tyri nisi konflikti për çështje politike.

Pas fyerjeve dhe akuzave mes tyre 43 vjeçari Deliaj ka shkuar në makinë dhe ka marrë çiftin. Sapo është kthyer ai ka qëlluar drejt e tek Fatmir Hado i cili mbeti i vdekur në vend.

Ngjarja ndodhi pas mesditës së premte mes një morie njerëzve që ndodheshin në lokal dhe para tij. 65 vjeçari Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, pasi ishte zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë marrë në pyetje dhe personat që kanë qenë të pranishëm në lokal, të cilët kanë pohuar se debati mes viktimës dhe autorit të krimit ka nisur pasi kanë qenë të dy të dehur.

Një dëshmitar i tha policisë se viktima dhe autori janë përleshur fizikisht dhe se temë e debatit të tyre kanë qënë partitë politike.

Prokuroria ka administruar në dosje dhe prova të tjera, të cilat pritet të përdoren kundër të arrestuarit Admir Delaj, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore që do zhvillohet në gjykatën e Vlorës, për caktimin e masës së “arrestit në burg”./abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY