Manjani: T’i kërkojmë falje Tahirit? Jo mo jo…Rilindja të kërkojë ndjesë e të hapë rrugën se na i shpifi…

Ndaje

Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se të gjithë ata që e akuzuan para kohe ish-ministrin Tahiri, duhet të kërkojnë falje. Dhe këtu po i drejtohej opozitës.

Sipas Manjanit, prokuroria dhe policia dështuan rëndë në trajtimin e çështjes së tij, duke ëlënë të arratisen shumë prej personave që ishin të përfshirë në gjithë këtë dosje. Por mbi të gjitha, sipas tij, dështuan të trajtojnë Tahirin si gjithë të tjerët para ligjit.

Manjani shkruan se nuk jemi ne që duhet të kërkojmë falje, por Rilindja e cila e mbyti vendin me drogë dhe me krim.

Reagimi i plotë

Të kërkojmë ndjesë ne për drogën e tyre?!
—————
Vesi i Rilindjes për t’u marrë me drogë do ju dalë bashkë me shpirtin!

Ndaj kushdo që pret të veprojë drejtësia e ka gabim!

Sajmiri nuk ishte e as është i vetëm në këtë projekt katastrofe kombëtare. Ai ishte dhe mbeti besnik i Rilindjes, grupit politik më anti-shtet, anti-demokraci e anti-komb që na kanë parë sytë!

Prokuroria e Republikës ka gabuar rëndë në trajtimin e çështjes ndaj tij. Ajo dështoi paq të mbledhë e të ruajë provat, dëshmitarët dhe aktorët që realizuan kanabizimin, projektin më kriminal të shoqërisë sonë.

Prokuroria dhe policia dështuan kontrollin në flagrancë të banesës; dështuan të mbrojnë Naser Seitajn, të cilin e ekstraduan në mënyrë mafioze; dështuan të arrestojnë dhe të hetojnë drejtues të policisë së shtetit, të cilët i lanë të arratisen; dështuan të lidhin me prova disa ngjarje e personazhe…

Dështuan ta trajtojnë Sajmirin si gjithë të tjerët para ligjit që kanë miratuar vetë.

Dështuan të ngrenë akuza të provueshme, por nxituan të bëjnë akuza absurde!

Gabuan se deshën vetë apo se i shërbyen Rilindjes, kjo ska shumë rëndësi. Pasoja është njësoj e rëndë!

Na kërkohet të kërkojmë Ndjesë?!

Po pse? Ç’borxh i kemi?!

Të kërkojmë ndjesë ne për akuzat që Prokuroria (vetja e tyre) ju bën? Pra për akuza që ata i bëjnë vetes?!

Jo mo jo!

Ndjesë duhet ti kërkojë Rilindja këtij vendi, që e mbyti në drogë, krim e borxhe. E mbyti në propagandë e mashtrime.

Ndjesë duhet të kërkojë Rilindja çdo shqiptari që ndjehet i përzënë nga vendi i tij.

Duhet ti kërkojë çdo shqiptari që e ka marrë votën e që sot po i merr taksat, shtëpitë dhe shpirtin…

Të kërkojnë ndjesë e të hapin rrugë, sa na e cpifën!

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje