Mbërrijnë 5 autobusë nga Greqia për varrimin e Kacifas, ndalohet furgoni me...

Mbërrijnë 5 autobusë nga Greqia për varrimin e Kacifas, ndalohet furgoni me një grup ekstremistësh

215
0
Shares

Në orën 13:00, ditën e sotme, do të mbahet ceremonia mortore e ekstremistit grek Kostandinas Kacifas, i cili u vra gjatë shkëmbimit me armë me forcat RENEA.

Mediat greke e kanë paralajmëruar me herët prezencën e grekëve, numri i të cilëve do të shkojë deri në 2 mijë. Ata do të vijnë të nderojnë figurën e Katsifas.

Sipas informacione të fundit, deri tani kanë mbërritur 5 autobusë nga Greqia, ndërkohë që në kufi janë ndaluar 6 persona.

Mësohet se një furgon i mbushur me persona me bluza te zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës. Policia dyshon se ata ishin një grup ekstremistësh, për të cilët vazhdimisht do të merren masa për të ndaluar incidente të ndryshme.

Policitë e të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre, ndërsa burimet tregojnë se personat e skeduar si ekstremistë do të ndalohen që të dalin për në Shqipëri.

Bashkia e Dropullit mori vendimin për të paguar të gjitha shpenzimet financiare për ceremoninë e varrimit në Bularat të minoritarit grek.

Konstantinos Kacifa u vra 8 ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi. Kacifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY