Dy urdhrat e parë të Lleshit, gazetarja: Gjeneral, para plehrave po na...

Dy urdhrat e parë të Lleshit, gazetarja: Gjeneral, para plehrave po na vret zhurma e kallashit

226
0
Shares

Dy urdhërat e parë të gjeneral Lleshit, i cli ka të gjitha kompetencat e ministrit të Brendshëm, ishin bashkëpunimi për pastrimin e plehrave dhe ndalimi i frekuentimit të kafeneve gjatë orarit të punës.

Por këto dy urdhëra në ditën e parë të punës, për një zv.ministër nuk janë të duhurit, sipas gazetares së kronikës, Anila Hoxha.

Hoxha i kujton Sandër Lleshit se më e rëndësishme është gjendja kriminale në vend dhe se për këtë si zv.ministër me kompetencat e një ministri, Sandër Lleshi ka shumë detyra për të bërë.

Më poshtë, në reagimin e saj, Anila i drejton disa pyetje Sandër Lleshit, pyetje të cilat çdokush nga ne kërkon të dijë përgjigje.

Reagim i plotë 

Ne diten e pare te punes, Sander Lleshi na paska firmosur dy urdhera. E para , policia te bashkepunoje per plehrat. GJeneral, me kujtove ish ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, kur i turperoi dhe u perdhosi gradat koloneleve dhe gjeneraleve , i nxorri te pastronin plehrat kanaleve .

Pilote e nga ata qe e kishin fituar me merite bereten vishnje , me detyrim dolen fushave dhe neve na verviteshin lajme mbi vullnetarizmin.
Gjeneral , mos rreziko te besh te njejten gje me policine. Patjeter qe nje mjedis i paster perkthehet ne shendet dhe jete te gjate , por gjeneral para tymit te plehrave po na vret zhurma e kallashit.

Dje u vra nje nga eksponentet e krimit Edison Harizaj qe eshte nipi i Viktor Ymerit. Qe do te thote sapo ka nisur nje lufte e eger kriminale. A nuk kemi ne te drejte te dime se cfare po ndodh ne tabanin e nendheshem te krimit?Nga ana tjeter grupet po hapin e mbyllin hesape, shume perpara se ti gjeje policia. Por pikerisht detyra e pare e shtepise qe ju ngarkove na qenka bashkepunimi me plehrat dhe tymin qe del nga asgjesimi i tyre !

Cthua sikur te zbresesh ne baze, te degjosh dhe te kuptosh perse calon policia kriminale? Te pyesesh ata agjentet e krimeve a jane te rrezikuar, a jane te paguar , a jane te mbrojtur ?

Cthua sikur te shkoje ne Akademine e Sigurise , qe tu jepje besim 470 policeve qe konkurruan sot per komisare . Cthua, nuk do ish me mire tu kishe dhene nje mesazh se pasi te marrin ate grade, nese u jepet drejtimi i ndonje komisariati do ju jepet gjithashtu liri dhe besim .
Cthua sikur te pyesje njehere , pse u lirua i kerkuari Naser Gashi ?
Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te arrestuar trafikantin Admir Hoxha?
Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te kapur Klement Balilin ?
Cthua sikur te lexosh e te kuptosh si funksionon organizata e policise? Sepse…
Kuptova qe urdheri i dyte kishte te bente ne respektimin e orareve, ne ministri dhe ne polici. Mos e harxho bojen e stilolapsit gjeneral.
Mos u impono me urdhera te kota as per Veliun i cili na u dashka te ” korrigjoje” policet.
Sepse , neni 120 i rregullores se policise, pika 9 per normat e sjelljes gjate sherbimit thote ” polici nuk konsumon alkol gjate orarit te punes” . Thene ndryshe , policet e dine mire se nuk duhet te ulen ne kafe kur jane me uniforme . Por edhe ata te dikasterit , edhe sikur tju pihet kafe, ka drejtori personeli qe mund ti disiplinoje. Fare lehte, cdo ministri e ka nje rregullore. Mos qofte e thene , qe ky ishte starti juaj Gjeneral.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY