VIDEO/Rama në Kuvend: Meta s’ka kompetencën të refuzojë propozimet e kryeministrit

VIDEO/Rama në Kuvend: Meta s’ka kompetencën të refuzojë propozimet e kryeministrit

86
0
Shares

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e parlamentit, ku mazhoranca është mbledhur për të votuar dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafës.

Menjëherë fjalën e ka marrë kryeministri  Edi Rama, i cili e ka nisur duke hedhur fjalë mbi presidentin Ilir Meta.

Rama është ndalur tek mosdekretimi i Sandër Lleshit, i cili ishte propozim i tij, duke thënë se Meta nuk kishte krijuar bindjen për emërimin e këtij emri në këtë insititucion.

Rama thotë se Meta ktheu një përgjigje e cila nuk kishte  asnjë referencë kushtetuese. Rama duke lexuar përgjigjen që i kishte ardhur të shtunën në mbremje, u shpreh se që nga ajo ditë ka një problem me presidentin.

Përveç 12 kompetenca që i ka si president me kushtetutë, ai ka dhe detyra për të dekretuar qeverinë sipas  propozimeve të  kryeministrit. Nuk ka kompetenca për të refuzuar kryeministrin, por për t’iu bindur atij dhe propozimeve të tij. Vetëm populli ka të drejtën të ushtrojë ndikim mbi pushtetin tonë’, u shpreh ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1930217240605214/?notif_id=1541325687607305&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY