Shembet ndërtesa në Francë, 41 zjarrëfikëse në vendngjarje

Shembet ndërtesa në Francë, 41 zjarrëfikëse në vendngjarje

65
0
Shares

Një ndërtesë 5-katëshe është shembur në qytetin e Marsejës në Francë. Nuk dihet ende nëse ka viktima.

Mediat e huaja shkruajnë se ka dëme të shumta materiale.  Rreth 41 zjarrëfikëse janë drejtuar për në vendin e ngjarjes.

Prefektura rajonale nxorri fotot që tregonin rrënoja që depërtonin në rrugë dhe një hendek të madh midis dy ndërtesave ku ndodhej dhe ajo e rrënuar.

Fotot treguan se ndërtesa ndodhej afër Portit të Vjetër të Marsejës. Prefektura rajonale u kërkoi njerëzve që të shmangin zonën dhe të hapin rrugë për shërbimet emergjente.

Sabine Bernasconi, kryebashkiaku lokal për atë pjesë të Marsejës, tha se ndërtesa ishte në gjendje të keqe dhe kishte qenë subjekt i një urdhri për evakuim, por kjo nuk mund të përjashtojë faktin  që personat e zhvendosur mund ta kishin përdorur atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY