Presidenti Meta propozon Vitore Tushën për kryetare të KLSH-së

Presidenti Meta propozon Vitore Tushën për kryetare të KLSH-së

108
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i propozon Kuvendit kandidaturën e Vitore Tushës për pozicionin Kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj.Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë” thuhet në njoftimin e presidences të pasdites së sotme, 5 nentor.

Zonja Vitore Tusha, vijon të jetë anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse i ka mbaruar mandati prej 10 marsit 2017, ndërsa ka kaluar me sukses vetingun.

“Tusha gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, pasi si subjekt i ligjit nr.84/2016, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit. Duke zgjedhur një kandidaturë si znj.Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues” shkruhet në njoftimin e presidencës. 

Kreut aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj i mbaron mandati 7 vjeçar në fund të dhjetorit dhe garës së hapur nga presidenca për postin e kryetarit të KLSh-së, iu përgjigjën 34 kandidatë. 

CURRICULUM   VITAE

                                VITORE  TUSHA

  

TË DHËNA PERSONALE: 

Datëlindja:                  26.11.1960
Vendlindja:                 Tiranë

 

EDUKIMI DHE GRADA SHKENCORE:

 1997                            “Doktor”  i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

1979-1983                   Dega Drejtësi, Fakulteti i  Shkencave Politiko-Juridike, Unversiteti i Tiranës

1975-1979                   Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhork Biba”, Rrëshen Mirditë

 

EKSPERIENCA NË PUNË:

 

2008 – në vazhdim     Gjykata Kushtetuese,  –  Gjyqtare

2004 – 2008                 Dhoma e Avokatisë Tiranë,  – Avokate

1994 – 2001                 Gjykata e Kasacionit, –  Gjyqtare

1992 – 1994                 Gjykata e Rrethit Tiranë, –  Gjyqtare

1990 – 1992                 Dhoma e Avokatisë Tiranë,  – Avokate

1983 – 1990                 Gjykata e Rrethit Tiranë,  – Përmbaruese Gjyqësore   

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY