Mediat franceze: Mafia shqiptare po forcon pozitën e saj, ja 3 drejtimet...

Mediat franceze: Mafia shqiptare po forcon pozitën e saj, ja 3 drejtimet e aktivitetit kriminal

68
0
Shares

Mediat franceze kanë publikuar një dokument në të cilën thuhet se mafia shqiptare përbën  një shqetësim të madh për policinë dhe autoritetet franceze duke thënë se ajo ka forcuar pozitat e saj në këtë vend, në momentet që kërkon të bëhet pjesë e BE.

“Le Figaro”, është ajo që e ka publikuar këtë dokument.

Aty shkruhet se bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia kanë rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real. Po kështu thuhet se këto grupe përqendrojnë aktiviteti e tyre kriminal në tre drejtime: vjedhjet, drogat dhe trafiku i emigrantëve.

“Rezultatet janë mbresëlënëse: në mes të nëntorit 2017 dhe tetorit 2018, 5 shqiptarë kanë kryer 98 vjedhje me thyerje në njëmbëdhjetë departamente, duke grabitur mallra me vlere 423,000 euro”, thuhet në një pjesë të shkrimit.

Këto grupe kriminale janë vendosur në Francë që në vitin 2010 dhe që prej atëherë po konsolidojnë pozitat e tyre në aktivitetin ilegal. Për herë të parë janë instaluar në Ile-de-France dhe përgjatë kufijve lindorë të vendit, për të qenë pranë shteteve të tilla Gjermania, Italia apo Zvicra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY