Vrasja e grekut në Bularat, Idrizi ka dy pyetje publike për SHISH...

Vrasja e grekut në Bularat, Idrizi ka dy pyetje publike për SHISH dhe Ministrinë e Mbrojtjes

347
0
Shares

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vazhdon të shprehë shqetësimin e saj lidhur me ngjarjen e djeshme, të vrasjes së 35-vjeçarit në Bularat.

PDIU, ndjek me shqetesim ngjarjen e rende te ndodhur dje ne Bularat. Në një dalje për mediat Shpëtim Idrizi u shpreh se për shume arsye por dhe që të parandaloheshin ngjarje të tilla si PDIU e kemi kundërshtuar ngritjen e Varrezave të Ushtarëve Grekë që erdhën si pushtues në teritorin e Shqipërisë .

Referuar 35 vjecarit të vrarë nga RENEA, Idrizi tha se ky është rasti për të ngritur alarmin për Institucionet e sigurisë Kombëtare. Gjithashtu Idrizi ka dy pyetje për SHISH dhe Ministrinë e Mbrojtës.

Lexoni deklaratën e plotë të PDIU.

Per shume arsye por dhe qe te parandaloheshin ngjarje te tilla, Ne e kemi kundershtuar Ngritjen e Varrezve te Ushtareve Grek qe erdhen si pushtues ne teritorin e Shqiperise …

Ngtirja e ketyre varrezave  dhe dhenia e Statusit te Varrezave Historike dhe shnderrimi I tyre ne vend Pelegrinazhi cdo vit, kane gjalleruar qarqet ekstremiste Greke te Vorio Epirit, si ne rastin e djeshem, por dhe te patrioteve shqiptare te cileve u hiqet e drejta e protestes dhe ndalohen nga policia ..

Ne mungese te plote te reciprocitetit por dhe te dinjitetit kombetar, u be marveshja per toponimet ligji per minoritetet dhe Ngritja e Varrezave te ushtareve Grek te rene ne luften italo – Greke, duke mos mare ne konsiderate ngritjen e varrezave per Shqiptaret e Çamerise.

Sic e kemi thene me siper do te mjaftonte ngritja e nje memoriali dhe dergimi I te reneve prane familjeve te tyre ne Greqi dhe jo ngritja e fantazmave te Vorio Epirit.

Festa e Greqise mund te festohet ne Greqi, e jo me ekstremiste te importuar ne varre imagjinare ushtaresh pushtues greke dhe qe levizin te lire, duke rrezikuar integritetin tone.Minimalisht kjo marveshje do duhej te shoqerohej me heqjen e ligjit te luftes nga Greqia, qe mesa duket nuk eshte me ne axhenden diplomatike te dy vendeve.

Ky eshte rasti per te ngritur alarmin per Institucionet e sigurise Kombetare, SHISH, SHIU, Prokurorine, etj, se si eshte e mundur qe persona te tille, qe ne profilet e tyre, e tregojne hapur qe jane ushtare te Vorio – Epirit, e nuk ndalohen.

Kam dy pyetje publike per Ministrine e Brendshme dhe SHISH:

  1. A jane ndaluar me daten 25 Tetor nga policia e Shtetit, ne piken kufitare te Kakvijes, anetaret e bandes se Vorio – Epirit, shtetasit Grek, Mondis Kokalias dhe Theodhoros Asvestopulos per 4 ore?
  2. A jane liruar me pas keta shtetas me nderhyrjen e Konsullit Grek te Gjirokastres?

PDIU e ka paralajmeruar Qeverine Rama, se duke heshtur per Genocidin mbi Shqiptaret e Çamerise e duke I dhene Greqise varrezat, detin e cdo gje qe ajo kerkon, po vendos ne rrezik Çeshtjen Kombetare Shqiptare.

Dhe sa shembuj te tille do duhen qe te kuptoni qe perballe Greqise duhet dinjitet dhe Reciprocitet, qe nis nga Çeshtja Çame dhe Heqja e Ligjit te Luftes.

Shqiptaret perfshi  banoret e paqte te minoritetit grek, qe dje u terrorizuan, duan nje jete te sigurte e me dinjitet, qe politikat e vasalitetit me Greqine nuk ja garantojne dot.

PDIU I ben thirrje Ministrise se Jashtme qe te kerkoje urgjentisht nga autoritetet greke shpjegimet per ngjarjen e djeshme, veprimtarine e organizatave terroriste te Vorio-Epirit ne Greqi, sic e pame edhe dje aktivitetin e dhunshem perpara ambasades shqiptare ne Athine, ku protestohej me flamujte e Vorio-Epirit, si dhe per financimet sekrete te Ministrise se Jashtme, standart qe nuk ekziston ne diplomacine perendimore e te vendeve te NATOS.

PDIU do te kerkoj zyrtarisht qe Prokuroria te hape hetimet per fondet sekrete Greke, per te cilen po bejme gati denoncimin tone.

Por dhe organet ligj zbatuese dhe Keshilli I Sigurise Kombetare te thellohen e te marin masa urgjente per keto veprimtari antikushtetuese.

Ne bejm thirrje qe Parlamenti I Shqiperise ne seancen me te pare, te rrise buxhetin e SHISH, Ministrise se Mbrojtjes dhe ate te Brendshme, per Ceshtjet e Sigurise Kombetare.

Buxheti I Mbrojtjes te rritet se paku nga 1.7 ne 2 % te GDP-se, angazhim I yni dhe si antar I Natos.

Çfare kuptimi ka ndertimi I fasadave apo PPP-ve, kur ne kemi kercenime te mirfillta te Sigurise Kombetare, Çeshtje Kombetare te pazgjidhura dhe fqinje me pretendime teritoriale dhe me te cilet jemi formalisht me ligj lufte ne fuqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY