VIDEO/ “Rikthehet” Skënderbeu, mposht Partizanin dhe merr kreun

VIDEO/ “Rikthehet” Skënderbeu, mposht Partizanin dhe merr kreun

74
0
Shares

Skënderbeu konfirmohet “mace e zezë” për Partizanin. Të kuqtë kanë humbur në shtëpi 0-2 ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë duke humbur kështu edhe kreun e Superligës me 23 pikë.

Llogaritë e takimit i hapi Gjergji Muzakës në minutën e 64-t. Mesfushori shënoi në prekjen e parë të topit, pasi ekzekutoi fluturimthi një krosim të Ditës. Për të vulosur rezultatin 2-0 mendoi Dejvi Bregu, i cili i dha një 3 pikësh mjaft të merituar korçarëve.

Rrjeta e tij, në minutën e 95-të të takimit i dërgon në 7, numrin e rezultateve pozitive të korçarëve kundrejt kryeqytetasve, duke u kthyer kështu në një “mace të zezë” për të besuarit e Skënder Gegës.

Pas kësaj disfate, Partizani pozicionohet pas shpatullave të Skënderbeut, në kuotën e 22 pikëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY