DETAJE/Amerikës nuk i ndahen pakot me bombë, policia arreston një person

DETAJE/Amerikës nuk i ndahen pakot me bombë, policia arreston një person

45
0
Shares

Të paktën 12 bomba u dërguan në adresë të demokratëve vetëm gjatë 3 ditëve të fundit. Policia amerikane ka njoftuar se do të vazhdojë kërkimin nëpër posta të tjera, pasi dyshohet se mund të jenë disa pako të tjera të dyshimta të fshehura.

Deri më tani, asnjë nga demokratët nuk është lënduar. Zyrtarët po bëjnë kërkime në një qendër për shpërndarjen e postës në Florida për të marrë të dhëna të mundshme se ku filluan të vendoseshin fillimisht pakot me lëndë shpërthyese.

Kujt iu dërguan pakot deri më tani?

Shtëpia e Hillary Clinton në Westchester County, Nju Jork
Shtëpia e ish-presidentit Barak Obama në Uashington
Ish-drejtori i CIA John Brennan, i dërguar në zyrat e CNN në New York City               
Rep. Demokratike e Kalifornisë Maxine Waters
Departamenti Demokratik i Floridës, Debbie Wasserman Schultz (një paketë e zbuluar në zyrën e saj iu drejtua ish Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA Eric Holder)           
Miliarderi George Soros, në kutinë postare në shtëpinë e tij në Bedford, Nju Jork
Ish-nënpresident Joe Biden; dy paketa u kapën në objektet postare të Delaware
Zyrat e Robert De Niros në Nju Jork
Senatori Demokratik i New Jersey Cory Booker në Florida
Ish-Drejtori i Inteligjencës Kombëtare James Clapper në Nju Jork

Arrestohet një person

Personi i arrestuar, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së dërgimit të pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump.

Sipas policisë, ai është ndaluar në zonën e Majemit, në shtetin e Floridës.

A do të ketë më paketa të dyshimta?

Autoritetet paralajmëruan publikun të enjten se do të jenë në vëzhgim për më shumë paketa të dyshimta që ende mund të ishin në sistemin e postës.

Sipas USA Today, thuhet se nuk ka kërcënime të tanishme dhe autoritetet besojnë se fajtorët do të marrin dënimin e duhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY