Tabaku dhe Vokshi: Po u mbyll kazinotë dhe u jep leje ndërtimi,...

Tabaku dhe Vokshi: Po u mbyll kazinotë dhe u jep leje ndërtimi, u heq pije energjike dhe u lëshon drogën

84
0
Shares

Deputetja e PD, Albana Vokshi komentoi sot rrëzimin e dekretit të presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar nga deputetët e mazhorancës në Kuvend si dhe miratimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit duke nisur në 1 janar 2019. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, Vokshi u shpreh se disa deputetë të PS e dinë që shembja e Teatrit është akt i paligjshëm, por votojnë me urdhër të Ramës në Kuvend.


“Votimi i sotëm me 74 vota tregon se kemi të gjithë deputetët e mazhorancës që po ndjekin porositë dhe urdhrat e Ramës. Pavarësisht se shumë prej tyre e kuptojnë aktin anti-ligjor ata kanë votuar sot me urdhër. Pandeli Majko është konsistent dhe është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Unë e kam ndjekur sot seancën e Kuvendit. Është marrëzi dhe non sens, pasi deputetët dëshmuan sot se janë peng të krimit dhe të bandave. Është për të ardhur keq votimi i këtij pr.ligji dhe rrëzimi i dekretit të Metës. Shumë deputetë të PS nuk po përfaqësojnë sot interesin e sovranit”- tha Vokshi.

Deputetja e PD u shpreh ndër të tjera se miratimi i ligjit për mbylljen e lojërave të fatit i kthen ato në monopol shtetëror dhe fitimin në duart e familjarëve të kryeministrit.

“Shumica nuk fokusohet tek droga në shkolla, por flasin për ndalimin e pijeve energjike. Pse Ministria nuk merr përgjegjësinë  e saj për të ndaluar të gjithë ata që shpërndajnë drogë në oborret e shkollës. Kemi marrë denoncime të ndryshme për drogën në shkolla. Pse sot nuk u fol për këtë problem, por u fol për pijet energjike apo alkoolike. Këto pr.ligje janë pjesë e propagandës, pasi problemet e vërteta nuk po trajtohen. Edhe pr.ligji tjetër i votuar sot nga mazhoranca për bastet ka të bëjë me të ashtuquajturën monopol shtetëror dhe nuk i kufizon lojërat e fatit. Fitimi i lojërave të fatit do shkojë në dorë të familjarëve të Ramës”- tha Vokshi.

Po ashtu edhe deputetja demokrate, njëkohësisht nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama pas votimit nga maxhoranca të ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit.

Në një status në “Facebook”, Tabaku analizon deklaratat e Ramës dhe thotë se akuzon se i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar.

Komenti i Tabakut:

Kumarxhinjtë e politikës!
Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.
Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.

Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve. Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet.

Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar. A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.

Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”. Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.

Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.

Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.

Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum. Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen. Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY