Vdes i riu në spitalin e Beratit, familjarët padisin mjeken e urgjencës

Vdes i riu në spitalin e Beratit, familjarët padisin mjeken e urgjencës

128
0
Shares

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetën në spitalin e qytetit ndërsa end enuk ka një përgjigje të qartë për shkaqet e vdekjes së tij. Marinel Veleshnja ka ndërruar jetë 30 minuta pasi ka mbërritur në spital ndërsa dyshimi i parë ka qenë se i riu ishte në gjendje overdoze kur ka mbërritur në spital. Familjarët e tij, kanë denoncuar në polici mjeken Arjola Xheblati për ‘mjekim të pakujdesshëm.’

Ndërkohë që edhe drejtuesit e spitalit kanë thënë se Veleshnja ka shkuar në spital në gjendje të rëndë dhe pa shenja jete.

Pas denoncimit të familjes, policia e Beratit dhe uniformat blu të kësaj drejtorie kanë sekuestruar kartelën mjekësore të të riut, si edhe autopsinë që është bërë në morgun e spitalit.

Çështja është referuar në prokurori, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY