Pas Manjës dhe deputetit tjetër i soset durimi: Menjëherë padi, nuk kam...

Pas Manjës dhe deputetit tjetër i soset durimi: Menjëherë padi, nuk kam pse të duroj baltën e Bashës

50
0
Shares
Deputeti i PS, Jurgis Cyrbja

Pas reagimit të ashpër të Ulsi Manjës, nuk ka munguar as reagimi i deputetit tjetër të PS, Jurgis Çyrbja pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, në të cilën thuhej se në dosjen e “Toyota Yaris” ku u sekuestruan 3,4 milionë euro janë përfshirë edhe dy deputetët e PS.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti i PS thotë se do padisë Bashën për shpifje dhe e sfidon që të përballet me të në gjykatë me prova dhe fakte.

Reagimi i plotë

“Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës. E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje! Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës. 

Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike. 

E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY