I dogjën servisin, kush është pronari që u arrestua pak ditë më...

I dogjën servisin, kush është pronari që u arrestua pak ditë më parë nga policia

137
0
Shares

Një servis automjetesh u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur disa automjete dhe dëmi është i madh.

Në vendngjarje në pikën e servisit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi policia zbuloi se pronari i servisit është një person me precedente penalë dhe po merret në hetim e shkuara e tij.

Kujt i përket servisi?

Servisi është në pronësi të një 37-vjeçari i cili nuk është i panjohur.  Pronari rezulton të jetë shtetasi Elton (Kastriot) Kila, banues në lagjen “Qemal Stafa”, i cili është arrestuar vetëm 5 ditë më parë gjatë aksioneve të befasishme të policisë së Elbasani në lokale dhe akse rrugore.

Elton Kila

Arrestimi i Kilës

Sipas policisë, Kila u ndalua u bë me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë parashikuar nga nenet 110,416,367, e 642 të Kodit Penal Italian, si dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY