Parashikimi i motit, rikthehen shirat dhe ulen ndjeshëm temperaturat

Parashikimi i motit, rikthehen shirat dhe ulen ndjeshëm temperaturat

54
0
Shares

Ashtu siç pritej, në fundjavë ndryshojnë temperaturat. E shtuna nis me  kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Më të shpeshta do të jenë në zonat Lindore, ku priten shira të dobët dhe të izoluar.

Sipas Meteoalb, të dielën do të ketë vranësira dhe mot me re në pjesën më të madhe të vendit dhe shira në zonat malore.

Fillim-java sjell shira thuajse në gjithë vendin; më të konsiderueshme ne Jug.

Temperaturat ulen mesditën e së dielës, por rënie më të ndjeshme sjell e hëna – e marta duke ulur maksimumin nga 28 gradë C të shtunën në 21 – 22 gradë C në fillim të javës tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY