Shoferi gjendet i djegur brenda makinës, policia zbardh ngjarjen në Korçë

Shoferi gjendet i djegur brenda makinës, policia zbardh ngjarjen në Korçë

75
0
Shares

Policia vjen me të tjera detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një 39 vjeçar u gjet i vdekur brenda automjetit të tij.

Në njoftimin e parë, dyshohej se makian kishte marrë flakë gjatë ecjes, por policia njofton se nga veprimet e para hetimore, 39 vjeçari i ka vënë flakën vetes me benzinë.

Gjergji Babu është viktima dhe është banues në qytetin e Korçës.

Njoftimi i policise 

Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se:

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY