Digjet ‘Benzi’ gjatë ecjes, ndërron jetë 39 vjeçari në Korçë

Digjet ‘Benzi’ gjatë ecjes, ndërron jetë 39 vjeçari në Korçë

93
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës. Një 39 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e djegies së makinës me të cilën po udhëtonte.

Burimet nga policia bëjnë me dije se makina gjatë ecjes ka marrë flakë dhe 39 vjeçari nuk ka mundur të dalë dot.

Njoftimi paraprak i Policisë së Korçës:

Më datë 19.10.2018 rreth orës 23:56, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.

Në vendngjarje, ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e  shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY