Makina përplaset me bordurën, 2 të plagosur në Librazhd

Makina përplaset me bordurën, 2 të plagosur në Librazhd

68
0
Shares

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar në aksin rrugor Qukës-Stavaj-Librazhd, në fshatin Karkavec të Librazhdit.

Mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin K.V, 66 vjeç,  banues në fshatin Karkavec,  ka dalë nga rruga  dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.V. dhe shtetasi Sh.V, 36 vjeç pasagjere në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Librazhdit  dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY