Fotot lakuriq të Totit me gruan, Panucci thirret në gjyq

Fotot lakuriq të Totit me gruan, Panucci thirret në gjyq

323
0
Shares

Panucci është i përfshirë në një tjetër proces gjyqësor, këtë herë jashtë kufijve shqiptarë. Bëhet fjalë për një procs gjyqësor ku viktimat janë futbollisti Françesko Toti dhe gruaja e tij.

Çështja ka të bëjë me disa foto të bashkëshortes së  Totit, të cilat janë publikuar në revistën ”Oggi” kur ajo ishte me pushime në Malvide në vitin 2011.

Procesi gjyqësor  ka si të pandehur një qytetar të provincës së Trapanit, Alesio Çiçero, i cili gjatë periudhës 2011-2012 ka punuar si instruktor noti në Maldive.

Alesio Çiçero është personi i akuzuar se i ka bërë dhe i ka shitur ato foto. Ndaj tij është hapur një çështje gjyqësore.

Po ç’lidhje kaq Panucci në këtë histori? 

Mediat shkruajnë se trajneri i Kombëtares ishte thirrur për të dhënë një dëshmi, pasi dhe ai ka qenë me pushime gjatë asaj kohe në Maldive.

Panuçi nuk është paraqitur në gjyq dhe është gjobitur me 250 euro.

Gjykatësi ka vënë një tjetër datë (21 nëntor) për trajnerin e Kombëtares që të shkojë dhe të dëshmojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY