VIDEO/ Treni kalon përmes turmës gjatë festivalit, mbi 50 të vdekur

VIDEO/ Treni kalon përmes turmës gjatë festivalit, mbi 50 të vdekur

70
0
Shares

Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen, pjesa më e madhe e tyre pas shtypjes nga turma, pasi një tren kaloi mbi një turmë njerëzisht në një hekurudhë në Amritsar të Indisë, pranë kufirit pakistanez.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Zyrtar i Amritsar Rajesh Sharma ka konfirmuar se 50 trupa janë gjetur, pasi një tren eci me shpejtësi të lartë përmes një turme njerëzish gjatë një tubimi në një pistë hekurudhore.

Pamjet e vendit të aksidentit, tregojnë trenin që ecën përmes turmës së njerëzve, të cilët ishin mbledhur për të djegur një figurë të mbretit-demon Hindu, Ravana, kulmi i festivalit vjetor të Dussehra.

Dëshmitarët raportojnë disa fëmijë mes viktimave dhe thonë se njerëzit nuk dëgjuan paralajmërimet e trenit për shkak të zhurmës së fishekzjarrëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY