Pas kërkesave për Prokurorinë, Basha niset menjëherë drejt Brukselit

Pas kërkesave për Prokurorinë, Basha niset menjëherë drejt Brukselit

56
0
Shares

Kreu i Opozitës është nisur drejt Brukselit për të marrë pjesë në samitin e partive popullore evropiane, për Ballkanin Perëndimor.

Lulzim Basha do të takohet me liderë të partive të djathta evropiane.

Një pjesë e axhendës së tij do  ta zënë diskutimet për situatën poltike dhe denoncimi i lidhjeve që qeveria ka me krimin e organizuar.

Pak më herët, kryeopozitari mbajti një deklaratë nga selia blu nga ku i kërkoi prokurorisë t’i heqë  imunitetin kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe vartësit të tij në policinë e Fierit, është nisur për në Bruksel.

Ndërsa, opozitarët e tjerë të ndodhur në Bruksel braktisën mbledhjen e  komisionit të përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE në Bruksel, për shkak të prezencës së Taulant Ballëssi drejtues i delegacionit shqiptar, duke kërkuar përjashtimin e tij.

NënKryetari i delegacionit nga opozita Genc Pollo më herët kishte kërkuar fjalën teksa Taulant Balla ishte duke mbajtur deklaratën përballë të pranishmëve.  Drejtuesja e Komisionit nuk i dha fjalën  Pollos, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY