Familjarët e autorit të masakrës në Mat braktisin banesën: Frikë nga gjakmarrja

Familjarët e autorit të masakrës në Mat braktisin banesën: Frikë nga gjakmarrja

59
0
Shares

Katër fëmijët e Kujtim Koxhës, autorit të masakrës në Mat, bashkë me vëllezërit e tij, kanë lënë fshatin Shëlli të Matit nga frika e një gjakmarrjeje.

Sipas burimeve mediatike, në banesën e ish-kryeplakut të fshatit ndodhet vetëm gruaja, e cila ruhet nga forca policore pas mbrojtjes që u vendos për këtë familje.

Ndërkohë, mësohet se nga policia ruhet edhe vëllai tjetër i Kujtim Koxhës, i cili jeton në Mamurras.

Koxha ditën e sotme u njoh me masën e sigurisë ‘burg me arrest’, ku nga seanca 30 minuta, ai nuk foli, por pranoi krimin.

Koxha u mori jetën 3 personave dhe plagosi u plagos një tjetër, pasditen e 11 tetorit në fshatin Shëlli të Matit. Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku punonjësit e Bashkisë po kryenin punime.

Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital. Ndërkohë i plagosur mbeti kolegu i tyre, Astrit Hani, i cili mori dy plumba në kofshë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY