Raporti për borxhin publik, Vasili: Rama ka shpifur, borxhi nuk është 69.9%,...

Raporti për borxhin publik, Vasili: Rama ka shpifur, borxhi nuk është 69.9%, por 72%

37
0
Shares

Një raport i fundit i KLSH zbuloi se borxhi publik nuk është rritur me 69.9% por 72%.

Pikërisht, lidhur me këtë statistikë, Petrit Vasili e quan Ramën një shpifarak dhe shifrën një skandal të dimensioneve të frikshme.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, në rrjetet sociale i referohet raportit duke cituar shifrat dhe llogaritjet e fundit të cilat thellojnë diferencën e lekëve borxh.

Reagimi i plotë

“Ç’shpifarak.Goojetari Kryeminister borxhi nuk eshte 69.9% sic ke shpifur ti, por 72%.Skandal i dimensioneve te frikshme. Gojetari shkollepak ka shpifur e thote qe borxhi eshte 69.9% kur Kontrolli i Larte i Shtetit e ka zbuluar qe eshte 72%.Per nje shpifje te tille burgu nuk eshte asgje,apo ky gojetari mendon se meqenese eshte derrase nga mendja per financat e shtetit do ta falin.Ja c’deklaron Kontrolli i Larte i Shtetit:”Defiçiti zyrtar për vitin 2017 paraqitet në nivelin 31.2 miliardë lekë, ndërkohë që ky zë në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë paraqitet 50.8 miliardë lekë, pra me një diferencë prej 19.6 miliardë lekësh më shumë”- thuhet në raportin bombë të KLSH.”

Sipas KLSH, bën që borxhi publik i vendit të mos jetë 69.9 për qind sa raporton qeveria zyrtarisht, por 72 për qind e Prodhimit Kombëtar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY