Uragani Michael, fshin nga harta qytetin bregdetar

Uragani Michael, fshin nga harta qytetin bregdetar

59
0
Shares

Uragani “Michael” ka zbarkuar në qytetin Mexico Beach në veriperëndim të Floridas në SHBA, thanë zyrtarët.

“Nëna e të gjitha bombave” ka shkatërruar terësisht qytetin, duke e fshirë pothuajse terësisht nga harta.

Imazhet televizive dhe ato të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëpi të shkatërruara, varka të dëmtuara, pemë të rrëzuara dhe kavo të energjisë elektrike të këputura.

Stuhia goditi  bregun veriperëndimor të shtetit pranë Meksikës të mërkurën, me erëra deri në 250km/h.

Stuhia katastrofike, një nga më të fuqishmet në historinë e SHBA-së, ka vrarë 16 persona dhe ekziston frika për rritjen e bilancit të viktimave.

Shpëtuesit “ende nuk kanë arritur në disa nga zonat më të goditura”, thonë zyrtarët e menaxhimit të emergjencave.

Nga Mexico Beach nuk ka ende raportime për të vdekur,  por ekipet e shpëtimit që po punojnë  atje nuk kanë kryer ende një kontroll të plotë të gjithë zonës së shkatërruar.

Ndërkohë, më shumë se 1 milion shtëpi mbeten pa energji në Florida, Alabama, Georgia,Virginia dhe Carolinas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY