FOTO/Gafa e Ministrisë së Brendshme me grafikët: Nuk i quan 8 të...

FOTO/Gafa e Ministrisë së Brendshme me grafikët: Nuk i quan 8 të vrarët në Selenicë

104
0
Shares

Lulzim Basha ditën e sotme deklaroi se grupet kriminale përbëjnë aktivitetin e rrezikshëm kriminal dhe këtu iu referua rasteve të vrasjeve në disa qytete si Vlora, Shkodra etj.

Kjo ka nxitur ministrinë e Brendshme të reagojë përmes disa grafikëve ku llogaritet shkalla e kriminalitetit me numrin e të vrarëve.

Sipas llogaritjeve të Ministrisë, në periudhën Janar-Shtator në qarkun e Vlorës janë vrarë 6 persona.

Po natyrshëm të lind pyetja se si ka mundësi që Ministria ka harruar të llogaritë dhe 8 personat e masakrës së Selenicës Gushtin që lamë pas.

Postimi i Ministrisë së Brendshme:

GËNJESHTËR e TURPSHME! Lulzim Basha deklaroi në konferencë për media: “Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit”.

Opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend. Kjo padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë. Por ja E VËRTETA në shifra!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY