DETAJE/Plagosja me armë në Selitë, autorët janë babë e bir

DETAJE/Plagosja me armë në Selitë, autorët janë babë e bir

138
0
Shares

Policia ka identifikuar dy autorët (atë dhe bir) të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Selitë ditën e sotme.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat njëri autor, ndërsa autori tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin :

– Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim i biri, shtetasi :

– S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY