Vrasja në Lushnjë, policia jep detaje për ish-kryeplakun e fshatit

Vrasja në Lushnjë, policia jep detaje për ish-kryeplakun e fshatit

237
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme u qëllua për vdekje, kryeplaku i fshatit Shegas, Lushnjë, për motive ende të paqarta.

Viktima e identifikuar si Qemal Alla 48 vjeç u qëllua me armë zjarri në mjetin e tij 100 m para se të mbërrinte tek banesa e tij.

Sipas policisë, ai nuk ishte person me precedent kriminal dhe ishte një fermer.

Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes, teksa njofton se janë ngarkuar forca të shumta policore në ndekje të autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërrinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shtetasi Qemal.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave ende të paqarta.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier në vendngjarje.

Pika kontrolli dhe krehje zone nga forcat e Policisë për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY