Dëshmia e Martinaj: ”I dashuri i Elvanës një dele, ka frikë! Do...

Dëshmia e Martinaj: ”I dashuri i Elvanës një dele, ka frikë! Do flas me babin e tij”

145
0
Shares

Dëshmia e të plagosurit Ervis Martinaj ka zbuluar detaje mbi Ervin Matën , të dashurin e Elvana Gjatës.

Pak ditë pas masakrës në ish-Bllok, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 36-vjeçarit. Ndër të tjera, ai ka thënë se me Ervin Matën s’ka pasur lidhje fare dhe se me të është takuar rastësisht.

Në dëshminë e tij, para se të jepej vendimi arrest me burg, Martinaj ka deklaruar se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata; Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima.

Ai ka deklaruar se me “Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja nuk ka lidhje fare”.

“Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flasë me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”, është shprehur Martinaj.

Gjithashtu, 36-vjeçari i plagosur ka pohuar se komando Mevjol Bilo, të cilin e quan “Kokëmadhi” e qëlloi atë për refleks, ndërsa ka sqaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai (Martinaj), komando do të kishte vdekur, pasi s’kishte mundësi të nxirrte armën.

I pyetur nga gjykata se dy personat u konfliktuan me sy para se të hynin në lokal, personi nën hetim (Martinaj) tha: “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”.

SHKRIMI I PLOTË 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY