Banorët e Laprakës në protestë për fushën e sportit: Veliaj ka dhënë...

Banorët e Laprakës në protestë për fushën e sportit: Veliaj ka dhënë lejë për ndërtim të pallatit

111
0
Shares

Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë në protestë për të mos lejuar prishjen e të vetmes fushë sportive.

Lajmi i sotëm se kjo fushë do të prishet për të ndërtuar një pallat, nuk është pritur nga banorët, të cilët paralajmërojnë se do të bëjnë rezistencë dhe kërkojnë reagimin e kryebashkiakut Veliaj.

‘Tani na vjen një ndërtues që do vijnë do ndërtojnë pallate. Kërkojmë nga bashkia të marrin masa për ndalimin e ndërtimit në të vetmën fushë që disponojnë. Këtu gratë e moshuara bëjnë stërvitje. Besoj se do na ndihmojnë që të jetë një zgjidhje e drejtë për ne”, ka thënë një prej qytetarëve kur është pyetur nga gazetarët.

Një tjetër banor tha se nuk janë njoftuar për fushë tjetër dhe që e mbajnë mend që nga viti 1963.

Fusha sportive që prej 20 vitesh është përdorur nga banorët si ambjent ku stërviten fëmijët dhe mosha e tretë.

Ata thonë se personi që pritet të ndërtojë pallatin ka edhe një vendim gjykate dhe leje ndërtimi që të finalizojë qëllimet e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY