A do zhgënjejë Panucci në ndeshjen me Jordaninë, si do jetë formacioni...

A do zhgënjejë Panucci në ndeshjen me Jordaninë, si do jetë formacioni i kuqezinjve

50
0
Shares

Ndeshja e sotme mes Jordanisë dhe Shqipërisë në Elbasan Arena është vendimtare.

Kjo ndeshje është shansi i fundit i trajnerit Panucci, për të treguar që ai ka krijuar një skuadër të fortë.

Dhe pse arriti të mundë Izraelin me një rezultat të mundimshëm, pa ndonjë lojë spektakolare, kombëtarja vazhdoi serinë e humbjeve me ekipin e Skocisë duke mos krijuar asnjë rast për të shënuar gol.

Nëse trajneri nuk arrin të mbledhë skuadrën për të siguruar fitoren ndaj ekipit modest të Jordanisë me lojtarë aspak të njohur, atëherë ky do të ishte dështim për kombëtaren dhe trajnerin.

Formacioni për sot pritet të jetë 4-2-3-1. Strakosha duket i pazëvendësueshëm mes dy shtyllave. Më pas, nga e djathta Hysaj, ndërsa në të majtë Lenjani, por një opsion është edhe Binaku i Malmos.

Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Mavraj e Gjimshiti, të dy pa shumë minuta në këmbë.

Basha dhe Lila do të bëjnë lidhjen e mbrojtjes, me pjesën para të ekipit, ndërsa në linjën ofensive, priten Grezda, Memushaj e Gavazaj, ose në vendin e ish-mesfushorit të Skënderbeut, Myrto Uzuni, i thirrur për herë të parë në Kombëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY