Emër ‘tirons dhe shqiptar’? Ja nga e ka origjinën e vërtetë emri...

Emër ‘tirons dhe shqiptar’? Ja nga e ka origjinën e vërtetë emri i djalit të Veliajt

255
0
Shares

Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk hezitoi të bënte publike emrin e djalit të tij, një ditë pasi i vogli kishte ardhur në jetë.

Ai deklaroi se do të vendoste një emer të vjetër ‘tirons’ dhe shqiptar. Kajan, është emri që Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj vendosën për fëmijën e parë të tyre.

Por a ka lidhje ky emër me traditën tonë dhe me emrat ‘tirons’?

Ky emër ndoshta nuk është tipik shqiptar, por ka një domethënie të veçantë. Dhe për këtë gjë kryebashkiaku nuk është munduar shumë, pasi emri rezultonte në një liste për emrat e fëmijëve të sugjeruara për të gjithë botën.

Revista “Bordo.al” ka zbuluar se emri Kajan është unik por edhe universal pasi gjendet edhe në listat e emrave për fëmijë në botë. Kajan është emër me origjinë indiane dhe sipas astrologjisë indiane emrat që nisin me gërmën “K” në përgjithësi janë njerëz me prosperitet, të ardhme dhe karrierë.

Ata janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe për të qenë pjesë e çdo gjesti bamirësie. Për shkak të kësaj, njerëzit i shohin ata me një nderim të madh, ndërsa këto cilësi i bëjnë Kajan-ët të jetojnë një jetë të begatë. Këta persona bëjnë një jetë të pastër dhe kjo ka të ngjarë të ndikojë në faktin se njerëzit me këtë emër nuk do të kenë shumë miq në jetë, por ama nga ata që do kenë do të kenë respekt të plotë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY