‘Babalja’, seanca e sotme në gjykatë: Në fuqi masat e sigurisë për...

‘Babalja’, seanca e sotme në gjykatë: Në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit

58
0
Shares

Gjykata  ka lënë në fuqi masën e arrestit “Detyrim paraqiteje” për gazetarin Jetmir Olldashin, ndërsa në burg ka lënë edhe Albert Veliun.

Veliu është personi që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.

Gjykata ka lënë në fuqi vendimin “Arrest me burg” për Fredi Alizotin, personi i cili thuhet nga Prokuroria se interpretoi zërin e Agron Xhafajt.

Në deklaratën para mediave, avokati i Jetmir Olldashit kërkoi paraqitjen e provave që tregojnë se Alizoti ka qënë në Vlorë.

Avokati Çlirimi Gjata zbuloi dhe detaje që prokuroria pretendoi gjatë seancës së sotme që u mbajt në këtë gjykatë

“Prokuroria e quajti të papranueshme faktin që  gazetari e çoi në PD, kasetën. Çdo prokurori se ku e çon gazetari videon e tij, tek PD? Hoxha apo prifti? Më jep një rregullore të më thuash se ku duhet ta çojë gazetari. Pse nuk i përgjigjet prokuroria faktit si është marrë kampioni i zërit? .

Gjithashtu Çlirim Gjata deklaroi se gazetari ka bërë punën e tij duke investiguar për të nxjerrë të vërtetën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe nëse vëllai i ministrit Xhafaj është i përfshirë apo jo.

Ndërkohë avokati i Fredi Alizotit tha se klienti i tij nuk është kunati i Albert Veliut por nuk zbuloi çfarë lidhje kanë me njëri tjetrin.  Gjithashtu mohoi të ketë lidhje mes gazetarit Jetmir Olldashi dhe klientit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY