Shpërthimi me tritol në Fushë Krujë, pranë banesës së gjyshit të Xhisiela...

Shpërthimi me tritol në Fushë Krujë, pranë banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut

53
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga shpërthimi me tritol në Fushë Krujë. Në oborrin e banesave të përbashkëta të shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde tritoli.

Tritoli është hedhur në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut. Banesa është e gjyshit të Xhisiela Malokut nga ana e nënës dhe e xhaxhait të nënës së saj.

Xhisiela,  në disa dalje të mëhershme për mediat, la thënë se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.

Ky shpërthim vjen disa ditë pas denoncimit të ngjarjes në të cilën u përfshi dhe Xhisiela.

Ajo është dhunuar nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja. Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY