FOTO/Zv.Ministri i Arsimit akuzohet për plagjiaturë, studiuesi: Të japë dorëheqjen

FOTO/Zv.Ministri i Arsimit akuzohet për plagjiaturë, studiuesi: Të japë dorëheqjen

351
0
Shares

Në rrjetet sociale prej dy ditësh qarkullojnë dy foto në të cilat, një studiues akuzon për plagjiaturë zëvendës ministrin aktual të arsimit.

Studiuesi Taulant Muka, i cili është dhe mjek, ka publikuar plagjiaturën e artikullit të zv/ministrit Ervin Demo.  Zv.ministri ka kopjuar artikuj të rëndësishëm të huaj duke ua vendosur dhe artikujve të tij, të cilët qarkullojnë në internet.

Muka ka thënë në një intervistë ditën e djeshme se zgjodhi të bënte publik këtë rast, pasi  zv/ministri i Arsimit Ervin Demo mban një post të rëndësishëm në një institucion. Për të është e vështirë t’iu besohet garancia për arsim personave të tillë të cilët të gjithë karrierën e tij akademike e ka pasur mbi materiale të kopjuara.

Mbi të gjitha, ai ka kërkuar dhe dorëheqjen e Demos.

POSTIMI I MUKËS NË RRJETET SOCIALE.

Duke ju uruar nje fundjave te kendshme ju ftoj ta beni share (nese e doni arsimin). E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar ne Shqiperi mund te behesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Minister i Arsimit. Dhe ky nuk eshte kopjimi i vetem! 

1. Mund te jete ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte per titujt akademik. 
Z.Demo ka marre titullin profesor i asociuar ne 2012, por sipas Web of Science nuk ka asnje publikim (sipas ligjit te 2007 per te marre titullin duhet nje reviste me faktor impakti qe percaktohet nga Thomson Reuters). 

2. Z. Demo vazhdon te publikoje ne revistat “grabitqare” dhe pas demaskimit qe une bera me pare. Ky eshte linku (http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/view/10284) per te artikulli i z. Demo publikuar se fundmi ne nje nga tre revistat qe boton MCSER dhe Rochtmann Publishing LTD (http://www.mcser.org). MCSER eshte ne listen e zeze te Beall-it si qender qe boton revista grabitqare. Rochtmann (https://beta.companieshouse.gov.uk/company/09517713/filing-history) eshte nje biznes me zero kapital ne Angli nga Sokol Pacukaj, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu. Kjo kompani ben dhe “konferenca shkencore” gjasme nderkombetare (zyrtarisht qendra eshte Roma por ne fakt eshte Tirana), te cilat perdoren per te marre titujt akademik. Keto revista i nxora une te TopShoë dhe i ka nxjerre Guardians pjese te nje skandali ne Afrike (https://www.google.nl/amp/s/theconversation.com/amp/african-academics-are-being-caught-in-the-predatory-journal-trap-48473). 

Pyetja qe lind, si mundet qe persona te tille “KOPJAC” pa asnje pergatitje akademike (dhe me shume mundesi shkeles te ligjit) te bejne politikat e arsimit te larte?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY