Librazhd, banorët ndërtojnë “teleferik” për të kaluar lumin

Librazhd, banorët ndërtojnë “teleferik” për të kaluar lumin

55
0
Shares

Banorët e zonës e quajnë teleferik, por e gjitha është improvizuar në mënyrë artizanale.

 Në këtë mënyre kalojnë lumin nga njëra anë e zonës në anën tjetër për tu lidhur me qytetin e Librazhdit dhe me rrugën nacionale.

Ky është Xhemal Roçi, njeriu që e ka ndërtuar e që u vjen  ne ndihme bashkëfshatarëve të tij çdo ditë.

“Gjithë banorët që jetojnë këtu i ndihmoj me këtë teleferik se është i sigurt. Është 100% i sigurt deri tani nuk ka rrezikuar jetën asnjë”.

Këtu mbi lumin Shkumbin ka ekzistuar Ura e Dardhës. Ajo u shemb në muajin Shkurt gjatë vërshimeve. Banorët u izoluan dhe ura akoma nuk është riparuar.

“7-8 muaj po mbush, vështirësitë tona janë siç shihen, unë iki në punë, me fëmijët, mësuesit, s’kemi ku kalojmë”.

“Vështirësia më e madhe kjo është, që ja kalojmë tani nuk mbytemi, po në dimër, isha duke ranë vjet”.

Jo vetëm shërbimet e përditshme, por edhe të vdekurit ka raste që duhet t’i transportojne përmes këtij teleferiku.

“Edhe shkolla këtu kalon edhe lagjja edhe ata sipër këtu kalojnë”.
“Që nga muaji shkurt e deri tani dhe fëmijët që shkojnë në shkollë me vështirësi të madhe. Të gjithë, çdo sëmundje që na bie duhet me kalu këtu”.

Kurse çdo mëngjes nxënësit e nisin mësimin pasi të kenë kaluar lumin në këtë mënyrë.
Dimri po afron dhe për banoret situata do të bëhet me e vështirë. Ura e Dardhës ishte mundësi qarkullimi për shume fshatra të Librazhdit. Por në stinën kur lumi do të vërshojë ky teleferik nuk do të jetë më zgjidhja e tyre.
Tv Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY