Zhduket 14 vjeçarja, nëna dyshon për prostitucion: Shfrytëzohet nga dy vëllezër dhe...

Zhduket 14 vjeçarja, nëna dyshon për prostitucion: Shfrytëzohet nga dy vëllezër dhe një oficer

224
0
Shares

Një tjetër rast i zhdukjes së një vajze është bërë publike në emisionin ‘ Me zemër të hapur’. Alma Cuka ka denoncuar zhdukjen vajzës së saj 14 vjeçare, e cila rezulton e humbur prej pesë ditësh.

Ndonëse vajza është larguar 10 herë nga shtëpia brenda 10 muajsh, nëna beson se 14 vjeçarja kërcënohet nga dy vëllezër që jetojnë në Kodër Kamëz për shfrytëzim prostitucioni.

Ajo denoncon edhe një oficer të policisë gjyqësore që sipas saj ka lidhje me dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën e saj. Ndërkohë policia e komisariatit numër 1 në Tiranë bën me dije se vajza ikën me dëshirë nga banesa dhe po punohet për gjetjen e saj.

Vajza është larguar rreth 10 herë nga shtëpia. Vëllezërit e K.M thërrisnin disa persona të tjerë të cilët abuzonin me vajzën time. Me këtë vajzën K.M, vajza është lidhur përmes shoqeve në shkollë. Unë jetoj vetëm me vajzën se burri është në Gjermani dhe punoj prej 8 orësh në një lokal. Vajza gjente momente dhe largohesh nga shtëpia, pasi mendoj se kërcënohej. Kristian Mema është pjesë e një rrjeti të trafikimit të femrave, pasi këtë ma ka thënë nëna e saj.

 Komisariati numër 1 është në dijeni, por nuk e di nëse bashkëpunon me shkollën. Personalisht nuk kam shkuar në shkollë se më vjen zor. Unë kam denoncuar prej dy muajsh oficerin e policisë gjyqësore, pasi ka lidhje gjaku me këta dy vëllezërit që shfrytëzojnë vajzën time. Mua më ka ardhur një kërcënim nga shefi i komisariatit numër 1  se nëse ti vjen sërish këtu për largimin e vajza tuaj nga shtëpia do keni 2 milionë lekë gjobë”– tha nëna e të miturës.

Ndërkohë edhe gjyshi i vajzës së zhdukur, ka denoncuar se kanë konflikt me oficerin e policisë gjyqësore Ferhat Tahiu që sipas tij është i lidhur me kriminelët që shfrytëzojnë mbesën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY