Vrasja në ‘Bllok’, identifikohet autori: Ekspert i përdorimit të armëve

Vrasja në ‘Bllok’, identifikohet autori: Ekspert i përdorimit të armëve

124
0
Shares

Policia ka arritur të bëjë identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.

Emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve, por bëhet me dije vetëm se është është ekspert i përdorimit të armëve.

Nga informacionet e fundit, mësohet se  ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë policia ka njoftuar se do  të dalë në një reagim zyrtar për ngjarjen.

Burime te pakonfirmuara tregojnë se ‘molla e sherrit’ mund të ketë qenë një këngëtare shumë e njohur shqiptare. Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Përsa i përket motorit të braktisur policia po heton nëse ka lidhje me ngjarjen dhe nëse është përdorur nga autori për tu arratisur.

Nga ana tjetër, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja çka sjellin një tjetër skemë të ngjarjes, atë të përdorimit të 3 armëve në atentat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY