Gazetari nxjerr detajet: Viktima kërkohej nga policia, kamerat janë hequr me kërkesë...

Gazetari nxjerr detajet: Viktima kërkohej nga policia, kamerat janë hequr me kërkesë të politikanëve

193
0
Shares

Gazetari Flamur Vezaj në një postim në rrjetet sociale ka bërë publike disa detaje që lidhen direkt me policinë në ngjarjen e djeshme në zonën e sih-Bllokut, me 1 të vrarë dhe 3 të plagosur.

Rigers Gaxha mbeti i plagosur, ndërsa Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe pronari i lokalit u plagosën.

Gazetari Vezaj thotë se lokali ku ndodhi përplasja e armatosur nuk ka kamera sigurie pasi ishin hequr me kërkesë të politikanëve. Më tej ai bën disa pyetje për të cilat ende nuk ka një përgjigje.

Statusi i plotë në Facebook i gazetarit, Flamur Vezaj:

Viktima Rigers Gaxha, qe mbeti i vrare mbremjen e kaluar ne zonen e ish-bllokut, ishte ne kerkim nga policia per nje vrasje te mbetur ne tentative ketu e rreth tre muaj me pare! Burimet me thone se Gaxha edhe pse ishte ne kerkim levize lirshem edhe i armatosur neper Shqiperi duke i ruajt shpinen se bashku me Leart Hasen shokut tashme te plagosur ne qafe Ervis Martinaj! Keshtu qe shprehja se “ne Shqiperi vrasesit te gjejne me shpejt se policia” nuk eshte me nje shprehje qe me propozimet e reja te KM mund te hash ndonje gjobe per shpifje!

#Por pavarsishte se ishte ne kerkim, R.Gaxha bashke me shoket e tij frekuentonte lokalin e preferuar te thuasje te gjithe deputeteve te Kuvendit te Shqiperise duke mos perjashtuar edhe ministrat e qeverise, se per drejtoret e institucioneve po se po! Dhe po ne kete lokal, ku mbeti i vrare R.Gaxha dhe u plagosen E.Martinaj e L.Hasa cuditerisht kamera nuk kishte, pasi me kerkese te politikaneve, me thone, pronari i lokalit (me te kaluar kriminale edhe ky) i kishte hequr qe mos te filmonte takimet e klienteve me imunitet! Mungesa e kamerave dhe hyrja e te gjithe efektiveve te policise pa kriter e kontroll brenda lokalit duke prishur edhe provat e mundshme, kane veshtiresuar zbardhjen e identitetit te personave qe qelluan mbi “banden” e Ervis Martinajt! Shkembimi i zjarrit ka ndodhur ne “dhomen” VIP te lokalit prane parfumerise, ku te demtuar jane vetem krahu i Martinajt!

Kjo ngjarje tregoi edhe njehere se ku eshte degdise policia e shtetit nga frika per te hetuar e arrestuar kriminelet e mbrojtur nga politika e qe levizin lirshem te armatosur ne Shqiperi duke pire kafe ne tavoline ose ngjitur me zyrtaret e larte te shtetit!

E Sa per pistat, euuuu eshte lista e gjate, si larje hesapesh, borxhe te pakthyera (fajdeve), gjobevenie, perplasjet e fundit, ligji i lojrave te fatit, konkurenca….etj etj se biznesmeni I lojrave te fatit dhe jo vetem ka shume kusure, cka e veshtireson perseri punen e prokurorise dhe policise qe cuditerisht nuk kane shume informacione! Vec shume pistave tashme jane ngrit edhe shume pyetje, si psh:

Kush po e priste ne lokal Martinajn me shok?

Cfare u disktua para se te plas arma?

Sa arme u perdoren?

Pse nuk u filmua nga kamerat ngjarja?

Pse punonjesit e lokalit dhe pronari kane mbyll gojen?

Pse te plagosurit nuk tregojne emrat?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY