Vetting, shkarkohet gjyqtari i gjykatës administrative Shkodër

Vetting, shkarkohet gjyqtari i gjykatës administrative Shkodër

55
0
Shares

Gjyqtari i gjykatës administrative Shkodër, Ahmet Jangulli nuk e ka kaluar Vettingun. Komisioni i pavarur i kualifikimit ka vendosur shkarkimin e tij.

Sipas hetimit administrativ të KPK-së, gjyqtari Jangulli rezultoi me probleme në pasurinë e tij.

Konkretisht, atij i dolën probleme me blerjen dhe shkëmbimin e një automjeti tip “Benz”, si edhe me lëshimin e 12 milionë lekëve si hua te dy njerëz të afërm të tij. Sipas KPK-së, automjetin që ka aktualisht në pronësi gjyqtari, e ka shkëmbyer me një automjet po tip “Benz” të blerë në vitin 2005.

Sipas KPK-së, rezulton se ai nuk ka pasur burime të ligjshme për blerjen e atij automjeti. Problem, sipas KPK-së, është edhe një kredi 700 mijë lekëshe, që rezulton se është marrë nga bashkëshortja e gjyqtarit, por ky i fundit ka thënë se bashkëshortja është dorëzani në këtë kredi dhe se nuk është marrë për llogari të saj.

Ai solli në seancë pasqyra financiare të tjera nga aktiviteti i zyrës noteriale të bashkëshortes, që, sipas tij, justifikon të ardhurat dhe shpenzimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY